Politike
I akuzuar për korrupsion/ Pas selisë blu, policia i shkon Berishës në pallat

SPAK i caktoi masën “detyrim paraqitje” kreut të PD, Sali Berishës pas arrestimit të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm brenda pallatit ku banon Berisha, janë parë forca policie. Mësohet se një parullë e forcave Shqiponja dhe efektivët janë parë teksa dalin nga pallati i ish-kryeministrit.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e kaluar kur sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit. Ndalimi u bë nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani. Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij është vënë në sekuestrim edhe pasuria. Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale. Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie ‘deyrim paraqitje’ dhe ndalim dalje jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha.

