Connect with us

Aktualitet

I biri u dënua për dhunë ndaj nuses/ Habit e moshuara: Kur grindet një çift, burri do t’i japë 1-2 shpulla gruas

Një gjyshe ka denoncuar publikisht nusen e djalit se ka braktisur fëmijët e saj. Gjatë një prononcimi për një emision televiziv, e moshuara ka deklaruar se djali i saj edhe nusja kishin konflikte me njëri-tjetrin dhe kishin degraduar në dhunë.

Por, gjyshja nga Elbasani, i habiti të gjithë me deklaratën e saj, teksa i doli në krah të birit të dënuar me 1.5 vite burg për dhunë në familje. Ajo tha se kur grindet një çift, burri do ti japë 1-2 shpulla gruas.

Ata nuk kishin konflikte. Jetuan në Gjermani. Nuk kishin probleme. Djali është në burg, sepse në Shqipëri kur grindet një çift, një shpullë, dy do t’i japë. Shumë mirë, nusja e denoncoi dhe ai ra në burg. U dënua me 1 vite e gjysmë burg. Të gjithë kemi pasur fjalë me njëri-tjetrin, por mbahet familja. Djali im pati marrë një lokal me qira, punonte atje. Nusja shkoi dhe e ndoqi nga pas. I gjuante derës së lokalit me shkelm, dhe aty ka ndodhur sherri dhe ndodhi e gjithë gjëja. Lokalin e mbante për kafe dhe asgjë tjetër. Ça dyshimesh do kishte ajo?! Kam diskutuar me nusen, e kam mbështetur. Edhe pse ia bëre këtë gjë djalit tim, do të mbaj afër i kam thënë. Nuk doja që fëmijët të rriten pa nënë dhe pa baba. I kam folur si gocat e mia nuses. Fëmijët i kam këtu në shtëpi”, tha e moshuara.

Po ashtu, e moshuara hodhi akuza ndaj nuses se ka braktisur dy fëmijët në Gjermani. Gjithashtu ajo tha se nusja e djalit i kërcënon dhe se me djalin e saj i cili ndodhet në burg, kishin sërish mosmarrëveshje.

Pas 1 muajsh nusja e tërhoqi denoncimin. Më pas ajo shkonte dhe e takonte në paraburgim. Ajo punonte me orë të vona, i linte vetëm fëmijët. Ata më kanë thënë; oj nanë jemi vetëm. Mami është në punë. Kam marrë dhe në telefon pronarët e punës së nuses dhe u thoja që pse e mbani në orar të vonë. Unë i kam çuar lekë, se lija pa lekë. Ajo erdhi në Gjermani se më tha djali; merre aty nusen, mos e lër në Shqipëri. I mora të rrinë këtu në shtëpinë time. Kur të dilte djali, të shikonin jetën e vetë, si ta vendosnin vetë. Nusja e djalit erdhi në Gjermani, dhe e kthyen se i doli në ekspuls. Fëmijët i mora unë. Dhe ajo më tha; do rri këtu do punoj, i mbani fëmijët atje. Merrte në telefon dhe pastaj bënte kërcënime; do ju prish jetën. E merrte djali nga burgu, kishin mosmarrëveshje. Mbrëmë ka folur me fëmijët. I mori dhe foli me ta.”, tha vjehrra në News24.

Advertisement