Kronike
I dehur dhe me shpejtësi, arrestohet 22-vjeçari (VIDEO)
Policia ka reaguar në lidhje me denoncimin e një qytetareje për blutë e Burrelit, e cila sipas saj i kanë arrestuar djalin për shkak të zhurmës së makinës. Qytetarja tregon se djali i ka ardhur në Shqipëri për pushime, por është përballur me policinë, pasi mjeti me të cilën udhëtonte i bënte zhurmë.
Por policia duke marrë shkas nga këto pamje ku efektivët shfaqeshin duke shoqëruar me forcë të riun, ka treguar versionin e saj.
Me anë të një reagimi për mediat, policia thotë se shtetasi me inicialet M.K., 22-vjeç, që shfaqet në video, më datë 01.08.2023, rreth orës 01.00, është shoqëruar me forcë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pasi teksa drejtonte automjetin tip “Porche”, në qytetin e Burrelit, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe ka kryer manovra në rrugë.
Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndaj të cilit është bërë arrestimi i tij në flagrancë për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Mosbindja ndaj udhërit të punonjësit të policisë”.
Njoftimi nga policia
Sqarim i DVP Dibër
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetin social JOQ, në të cilën shfaqen punonjës policie të Komisariatit të Policisë Mat, teksa shoqërojnë një shtetas, sqarojmë se: Shtetasi M.K., 22 vjeç, që shfaqet në video, më datë 01.08.2023, rreth orës 01.00., është shoqëruar me forcë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pasi rreth orës 00.50, teksa drejtonte automjetin tip “Porche”, në qytetin e Burrelit, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe ka kryer manovra në rrugë. Shërbimet e Policisë, pasi janë vënë në ndjekje, kanë bërë ndalimin e 22-vjeçarit, i cili gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, ndaj të cilit është bërë arrestimi i tij në flagrancë për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Mosbindja ndaj udhërit të punonjësit të policisë”. Për këtë rast nga DVP Dibër është dhënë njoftim për mediat me datë 02.08.2023. Gjithashtu po ky shtetas, është shoqëruar në Komisariat edhe me datën 27.07.2023, i cili ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë, me automjetin tip “Mercedes Benz”, me targa angleze, automjet i cili ndodhet i bllokuar dhe vijojnë verifikimet nga strukturat e tjera të Policisë së Shtetit. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër është tërësisht e angazuar për të garantuar rend, siguri dhe qetësi për të gjithë qytetarët dhe është e vendosur për të mos toleruar askënd që tenton ti bëjë karshillëk ligjit.