Connect with us

Kronike

I dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë, ndërron jetë në spital 39-vjeçari (Detajet)

Një 39-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Fushë Krujë. Sipas informacioneve paraprake, 39-vjeçari konsumoi fotoksinë në banesën e tij dhe ndërroi jetë në spital.

“Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka konsumuar Fotoksinë, në banesën e tij, në Fushë Krujë, një 39-vjeçar, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital, në orët e para të mëngjesit të sotëm.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement