Kronike
“I dogji rrobat Almës…”/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës…
Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi disa ditë më parë në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi u mbyt në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj të mitur. Dyshohet se 39-vjeçarja e mori vendimin ekstrem, pasi kishte parë burrin e saj me një partnere tjetër. E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, gazetarja u shpreh se çifti nuk kihste një raport të mirë kohët e fundit. Sipas saj Alma Arrazi ishte larguar nga shtëpia dhe Erdgysi ia kishte djegur të gjitha rrobat.
Hoxha më tej shprehet se Erdgysi kishte fshirë nga telefoni të gjitha bisedat që kishte patur me Almën gjatë muajit të fundit, dhe sa herë që dilte nga banesa, i bënte “bllok” në rrjetet sociale dhe telefon që të mos e shqetësonte. Gazetarja tha gjithashtu se Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës ku i shkruante pse nuk i tregoi se Alma e kishte parë me të dashurën. Hoxha shprehet më tej se pavarësisht keqkuptimeve të çiftit Alma shpresonte se do ja dilte të ruante familjen, por në momentin që e ka parë me të dashurën ka marrë vendimin ekstrem. Gazetarja shton se Alma kishte një lidhje të fortë me kunatën dhe kjo e fundit është e tronditur nga ngjarja.
“Erdgysi ka djegur rrobat e Almës pasi ajo ishte larguar nga shtëpia, kjo është provuar edhe nga prokuroria. Erdgysi, sa herë dilte nga banesa i bënte bllok Almës, që të mos e shqetësonte. Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës ku i thoshte “pse nuk më tregove që më kishte parë”. Nuk është pyetur vetëm kunata në prokurori, por edhe babai, motra dhe vëllai i Almës.
Erdgysi ka fshirë nga telefoni të gjitha bisedat me Almën që kishte kryer prej 1 muaji. Alma magjithatë shpresonte se do ia dilte të ruante familjen. Për sa kohë ajo ka shpresuar dhe e ka falur, ka vazhduar të qëndrojë deri sa e ka parë me të dashurën. Alma kishte lidhje të fortë me kunatën, ajo është e tronditur. Ka kamera të tjera të sekuestruara, që i kanë kaluar prokurorisë. Janë dy biznese të tjera ku është bërë kërkesë që të administroheshin kamerat e sigurisë”, u shpreh gazetarja Hoxha.