Kronike
I dyshuar për vrasjen e Kastratit, lihet në burg Elmir Tufën
Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit gjyqësor Fier, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elmir Tufen, i akuzuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në 1 shkurt të vitit 2021. 31-vjeçari është paraqitur në gjykatë mëngjesin e kësaj të diele nën masa të rrepta sigurie dhe është vendosur verifikimi i masës se sigurimit. Gjyqtare e çështjes është caktuar Miranda Nakaj, ndërkohë që prokuror është Dorian Teliti.
Pasi kanë dëgjuar palët si atë akuzuese dhe atë mbrojtëse trupi gjykues vendosi vijimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Elmir Tufen. Gjatë seancës personi nën hetim dhe avokati i tij pretenduan se ditën e ngjarjes kanë qenë në gjykatën e Krujës në një gjykim zëvendësim mase sigurimi të një kushëriri të tij dhe pretendonin se kishin pamje filmike për këtë fakt, duke përsëritur edhe një herë mospërfshirjen në vrasjen e biznesmenit 42-vjeçar.
Ndërkohë mbi të rëndojnë veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”
Siç shihet nga pamjet, i riu ka vendosur kapuç në kokë, për t’iu shmangur fokusit të medias.