Bota
I fshehur në një bunker luksoz/ U ‘tradhtua’ nga vajza e tij, momenti i arrestimit të bosit famëkeq

Krimineli më i kërkuar i Ekuadorit, Jose Adolfo Macias Vilamir, i njohur si Fito është kapur, ndërsa ndodhej prej më shumë se një viti në arrati.
Ai u gjet i fshehur në një bunker të fshehtë nën dyshemenë e kuzhinës në një vilë luksoze në qytetin e tij të lindjes, Manta.
Arrestimi ndodhi pas një operacioni të detajuar policor, i cili u përshpejtua kur vajza e tij e vogël zbuloi pa dashje vendndodhjen e tij.
Fito ishte arratisur nga burgu në janar të vitit 2024, duke shkaktuar një valë dhune që la 20 të vdekur dhe e detyroi presidentin Daniel Noboa të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.
Ai po vuante një dënim prej 34 vitesh për krim të organizuar, trafik droge dhe vrasje.
Fito tashmë përballet edhe me akuza nga SHBA për shpërndarje kokaine dhe trafik armësh.
Operacioni për kapjen e tij zgjati 10 orë dhe përfshiu dronë dhe makina të rënda për të hapur bunkerët e fshehur.

