Politike
I hiqet mandati Berishës/ Kush është deputeti demokrat që “tradhtoi” ish-kryeministrin
Këshilli i Mandateve ka miratuar pak më parë kërkesën e SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hequr mandatin e deputetit.
Kërkesa u miratua me 6 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim, teksa në votim përveç deputetëve të mazhorancës, mori pjesë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Në lidhje me votën e tij, ai tha se vendosi që ta miratonte këtë kërkesë sepse duhet të ketë zero imunitet për të gjithë deputetët.
“Duhet të ketë zero imunitet, jo vetëm për Berishën por për askënd”- tha Alibeaj.
Ndërkohë Këshilli ka caktuar edhe Klotilda Bushka si relatore, e cila do të përcaktojë raportin.
Ky raport sipas kryetares së Kuvendit, Linida Nikolla duhet të jetë gati deri ditën e mërkurë në orën 14:00 në mënyrë që t’ia kalojnë Kuvendit në seancën e datës 21 dhjetor.
SPAK kërkoi arrestimin e Sali Berishës, pasi ish-kryeministri nuk zbatoi masën e sgurisë të vendosur parpaprakisht ndaj tij, atë të detyrimit të paraqitjes. Berisha është nën hetim në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.