Connect with us

Aktualitet

I paguar për të vrarë Nikulajn, publikohet fotoja tjetër e portugezit

Ky është Ruben Saraiva, autori i vrasjes së Ardian Nikulajt i cili u porosit nga Edmond Haxhia për të kryer këtë akt makabër. I riu nga Portugalia, kishte mbi 2 muaj që jetonte në fshatin Kakarriq në Shkodër. Atje mësohet se jetonte te shtëpia e Edmond Haxhisë, e herë pas here lëvizte edhe në Shkodër.

Më pas ai nisi të mësonte gjuhën shqipe dhe përshëndeste në shqip. Lëvizte me veturë dhe motor, pikërisht me motorin që përdori për të kryer krimin. Ai motor është përdorur herë pas here nga 27-vjeçari për të kryer lëvizjet e tij.

Vrasja e Nikulajt u zbardh tre ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe.

Shtetasi portugez prej dy muajsh kishte ardhur në fshatin Kakarriq dhe lëvizte i lirë. Në fillim u raportua se jetonte me qira në këtë fshat, por banorët thanë se në këtë fshat nuk ka banesa me qira. Shtetasi portugez ka jetuar në banesën e Edmond Haxhisë, por herë pas here shkonte dhe në Shkodër. Pasi kishte kaluar pak kohë, kishte nisur të mësonte në gjuhën shqipe dhe përshëndeste në shqip. Lëvizte me veturë dhe motor, pikërisht me motorin që përdori për të kryer krimin. Ai motor është përdorur herë pas here nga 27-vjeçari.

U punësua për të vrarë Ardian Nikulajn, publikohet

Advertisement