Connect with us

Aktualitet

I publikoi video intime vajzës së mitur, arrestohet 19-vjeçari

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 19-vjeçar pasi ai ka publikuar në rrjetet sociale një video të një vajze të mitur.

Uniformat blu sqarojnë se i riu është denoncuar nga nëna e vajza kurse celulari i shtetasit me iniciale H. Ç u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga një shtetase 40 vjeçare, se një shtetas kishte publikuar në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj të mitur 14 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij komisariati organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien e autorit, përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. Ç., 19 vjeç, banues në Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale, videon intime të 14-vjeçares”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Advertisement