Kronike
I rënduar psikologjikisht/ Piu helm, vdes 48 vjeçari
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit të banesës, në fshatin Çukë, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë sportive që e mbante pa leje.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. R., 34 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi u konstatua se kishte vendosur muzikë, pas orarit të përcaktuar, në lokalin që menaxhon, në lagjen nr.1, Sarandë.Më datë 01.08.2022, në mbrëmje, shtetasi A. V., 48 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, ka konsumuar fotoksinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.