Kronike
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shqiptari
Një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.
Mësohet se i arrestuari është vendosur në pranga nga pala greke. Ai u kap pasditen e së dielës nga sektori i verifikimit të pasaportave në Kakavijë në bashkëpunim me policinë e Janinës.
Shqiptari ka menduar se do të arrijë t’i shpëtojë sitës së kontrollit në pikën kufitare por nuk ia ka dalë dot duke u arrestuar kështu në vend nga Policia greke.