Kronike
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari shqiptar

Një 37-vjeçar shqiptar i shpalluar në kërkim ndërkombëtar për trafik ndërkombëtar droge është vënë në pranga nga autoritetet italiane në Bolonja. Sipas mediave të huaja shqiptari ishte zbuluar si pjesë e një rrjeti të mirëorganizuar narkotrafiku nëpërmjet përgjimeve të Sky Ecc.
Gjithashtu sipas hetimeve 37-vjeçari ishte përdorues i platformës Sky Ecc dhe iu gjetën biseda të shumta, mbi të cilat është ngritur edhe akuza, pasi e ka përdorur atë për të menaxhuar importimin nga jashtë të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.
Operacioni u krye në muajin mars të këtij viti, kur u ekzekutuan 5 fletë-arresti, por 37-vjeçari nuk figuronte në vend, pasi ishte i arrestuar në Spanjë. Gjyqtari kishte konfirmuar masat e sigurisë me paraburgim, pasi edhe ata figuronin me telefona të enkriptuar. Po ashtu i arrestuari ishte rezident prej vitesh në Bolonja, por ishte zhvendosur në Spanjë në vitin 2022, ku ndodhej në paraburgim për trafik droge.
Arrestimi ndaj tij ishte ndërmarrë pasi iu gjet plantacioni me 2167 bimë kanabisi, 53 gramë dhe 581 tableta marijuanë, 581 tableta kanabisi dhe THC. Shqiptari dyshohet rëndë se ka përdorur lidhjet e tij kriminale për të importuar edhe kokainë.
Sipas hetimeve, nga muaji mars deri në dhjetor 2020, ai ka mundur të sjellë në Itali gjithsej 50 kilogramë kokainë (me vlerë blerjeje tregtare 1.7 milionë euro) dhe 80 kilogramë marijuanë (rreth 300 mijë euro), informon media italiane. Sapo ka zbritur në Itali, në Fiumicino, i është njoftuar masa e sigurimit në fjalë së bashku me dënimin përfundimtar me 2 vjet e 8 muaj burgim, përveç pagesës së gjobës prej 12 mijë eurosh.
Ai kishte qenë i arrestuar edhe më 30 prill 2019, kur ndodhej në Bolonjë. Me atë rast ai ishte kapur në parkingun e nëndheshëm të qendrës tregtare ‘Centro Lame’ në Via Marco Polo, me 150 gramë kokainë të destinuar për shitje dhe ishte person me precedentë penaël në këtë fushë.

