Kronike
I shpallur në kërkim nga policia, 83-vjeçari gjendet pa shenja jete në Dajt
Një i moshuar është gjetur pa shenja jetë pasditen e sotme në Dajt. Mësohet se 83-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia dhe familjarët pasi është larguar nga banesa. Dyshohet se i moshuari ka humbur jetën për shkaqe natyrale, pasi në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 03.10.2023, pas Njësisë Administrative Dajt, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. Ç., 83 vjeç. Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.