Aktualitet
I shpallur në kërkim për prodhim lëndësh narkotike, arrestohet 33-vjeçari
Policia ka arrestuar një 33-vjeçar në pikën kufitare të Muriqanit. Ai u arresta nga focat blu, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia për prodhim të narkotikëve.
Në lidhje me këtë Gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën arrest me burg. Kjo për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 33-vjeçari, banues në Durrës u kap ndërsa tentonte të kalonte kufirin.
“PKK Muriqan/Kontrolle nga Policia Kufitare, për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e shtetasve në kërkim. Kapet në tentativë për të dalë nga Shqipëria, 1 shtetas në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i punës intensive të kryer bazuar në analizën e riskut, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e shtetasve në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk, kanë kapur në dalje të kufirit të RSh-së, shtetasin: A. S., 33 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Durrës”, njofton policia./