Politike
I uroi fitoren? 24 orë para zgjedhjeve, Rama telefonatë me Erdogan, çfarë u diskutua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Sipas medias “Anadollu”, telefonata kishte si çështje kryesore marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe zhvillimet globale. Edhe për shkak se është zhvilluar një ditë para zgjedhjeve parlamentare, zbulohet se gjatë telefonatës, presidenti turk shprehu urimin e tij që votimet që do të mbahen në Shqipëri nesër të jenë të mbara.
Drejtoria e Komunikimit e Turqisë njoftoi se presidenti Erdoğan gjatë bisedës telefonike vlerësoi miqësinë dhe dialogun e saj me Shqipërinë, duke deklaruar se bashkëpunimi midis dy vendeve do të vazhdojë të forcohet në periudhën e ardhshme. Duke theksuar se organizimi i samiteve të Komunitetit Politik Evropian dhe Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Shqipëri është një dëshmi e profilit ndërkombëtar në rritje të Shqipërisë, Erdoğan shprehu urimin e tij për sukses.
Ndërkohë, lajmi për bisedën është bërë me dije nga mediat turke, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ka ndarë asnjë detaj nga biseda telefonike që ka pasur me presidentin turk, të cilin e cilëson si një mik shumë të ngushtë.

