Connect with us

Aktualitet

I vunë flakën malit Partizan, policia në kërkim të autorëve

Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në Malin Partizan të Beratit. Mësohet se disa persona të cilët nuk janë identifikuar ende, kanë tentuar ti vinin flakën malit duke ndezur zjarr.

Zjarrfikësit bënë të mundur neutralizimin e vatrës së zjarrit. Mësohet se vatra e zjarrit mund të merrte përmasa të mëdha për shkak të terrenit me pisha dhe shkurre.

Policia është lajmëruar për ngjarjen pasi dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Advertisement