Connect with us

Aktualitet

I zhdukur prej 4 ditësh/ Gjendet i pajetë 27-vjeçari, shkoi për të prerë dru por nuk u kthye më

27-vjeçari Ajet Lleshi, nga fshati Kishaj i Hasit, është gjetur i pajetë në malin e Pashtrikut. I riu ishte shpallur i humbur prej datës 6 prill, kur u largua nga banesa për të prerë dru në pyll.

Kontakti i fundit me familjarët ishte mesnatën e 6 prillit, ku Lleshi kishte telefonuar prindërit e tij për ndihmë. Familjarët edhe pse ishte kohë e keqe u ngjitën në mal për ta gjetur por nuk arritën ta pikasnin. Babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij dolën në mal për ta kërkuar duke u ndarë në drejtime të ndryshme, por nuk mundën që ta gjenin të riun e zhdukur. Mirëpo, gjatë kërkimeve, humbi edhe i ati i 27-vjeçarit.

Riza Lleshi u gjet pasditën e djeshme, pas disa orësh kërkime në malin e Pashtrikut, në gjendje të rënduar fizike e psikologjike. Ndërsa, kërkimet për të birin vijuan edhe ditët në vazhdim. Në gjetje të tij u angazhuan banorët e zonës, gjahatarë, policë dhe emergjencat civile të Hasit. Gjithashtu u vu në dispozicion edhe një helikopter ndërsa zona ishte në vëzhgim edhe nga disa dronë të ekipit të Shërbimit të Kërkim –Shpëtimit Malor të Kosovës.

Advertisement