Connect with us

Aktualitet

I zhdukur prej dy ditësh, rinisin kërkimet për 27-vjeçarin në Has! Kontrolle me helikopter dhe dronë

Kanë rinisur në orët e para të mëngjesit të sotëm kërkimet për 27-vjeçarin Ajet Lleshi, i cili rezulton i zhdukur prej datës 6 Prill. Në operacion është angazhuar policia, Emergjencat Civile, ushtria ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës si edhe banorë të zonës në Kishaj të Hasit.
Kërkimet sipas Prefektit të Kukësit Dritaj Baji po bëhen në Bjeshkët e Domajëve përballë Malit të Pashtrikut ku sipas familjarëve 27-vjeçari shkoi për të prerë dru. Për kërkimin e të riu është vënë në dispozicion edhe një helikopter ndërsa zonat po vëzhgohet edhe nga disa dronë të ekipit të Shërbimit të Kërkim –Shpëtimit Malor të Kosovës.
Një ditë më parë prefekti i Kukësit përgenjeshtroi lajmet se i riu është gjetur i pajetë.

Advertisement