Kronike
Ibrahim Lici ishte në masakrën e Dobraçit/ Gazetarja: Mori dy plumba, ja ku u mjekua
Gazetarja Anduena Llabani tha se i shumëkërkuari Ibrahim Lici, ka qenë prezent në masakrën me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës.
Sipas informacioneve të gazetares, Ibrahim Lici është plagosur me dy plumba mesditën e 30 tetorit 2024 dhe është mjekuar në Tiranë.
“Përfundimisht ai person ka qenë Ibrahim Lici. Kjo është verifikuar, është pranuar nga policia. Ai ka marr dy plumba, një në dorë e një në bark dhe në atë moment që ne e kemi parë në video është transportuar për në Tiranë ku ka marrë mjekim mjeko-ligjor.
Kjo gjë dihet nga ana e policisë. Është futur në dosjen hetimore dhe po punohet për të parë kush e ka marr, kush e ka sjellë dhe pse ka qenë aty. Që është i rëndësishëm ky fakt, është”, tha gazetarja Llabani tha në emisionin “Now”.
Masakra e Dobraçit ndodhi pasditen e 30 tetorit 2024.
Viktima mbetën Hamza Lici dhe Arlind Bushati të cilët po udhëtonin me të njëjtin automjet, në kohën kur u qëlluan me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.
Hamza Lici humbi jetën menjëherë në vendngjarje ndërsa Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.
Përveç tyre në këtë atentat humbën jetën edhe dy kalimtarë rasti, bashkëshortët Flutura dhe Bashkim Basha.
Ata po lëviznin me motor kur u përplasën nga automjeti me të cilin udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.