Connect with us

Rajon

Ikën Vuçiç/ Shqyrtohet mundësia që Dodiku të jetë kandidat për president të Serbisë

Nënkryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP), Borko Stefanoviq, tha se aktualisht po shqyrtohet mundësia që Milorad Dodik, i cili, pas vendimit  nga Dhoma e Apelit e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, nuk është më president i Republikës Srpska, të jetë kandidat për president të Serbisë në zgjedhjet e ardhshme.

Stefanoviq i tha televizionit Nova se kjo po “diskutohet seriozisht”, pasi presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do të jetë në gjendje të kandidojë përsëri, pasi mandati i tij i dytë po skadon.

Ai gjithashtu u shpreh se represioni i autoriteteve do të intensifikohet, dhe po përpiqen ta fusin nën termin “terrorizëm”, këdo që del për të protestuar.

“E gjithë kjo është hyrje në një represion të intensifikuar të regjimit në largim që pothuajse e shkatërroi plotësisht Serbinë. Pavarësisht se sa e vështirë është dhe pavarësisht se sa dhunë, arrestime, rrahje do kete, duhet të qëndrojmë të qetë dhe te vazhdojme protestat: – deklaroi politikani serb

Advertisement