Connect with us

Kosova

Ikja e mjekëve, këmbanë alarmi edhe në Kosovë

Në vitin që sapo kemi lënë pas, sistemi publik shëndetësor në Kosovë, mori goditjen më të madhe nga largimi i profesionistëve shëndetësor të cilët krahas spitaleve të vendeve europiane zgjodhën edhe spitalet private në vend për të vazhduar së ushtruari profesionin e tyre.

Karshi këtij fenomeni shqetësues që ndikoi në uljen e shërbimeve, por edhe krijimin e listave të gjata të pritjes për operacione, kërkohet të reagohet me urgjencë nga ana e institucioneve përgjegjëse.

Vetëm gjatë vitit 2022, 205 mjekë të rinj ikën jashtë Kosovës dhe rreth 60 specialistë shëndetësorë u larguan nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, për të vazhduar të punojnë në spitalet privat në vend ku ofrohen paga shumë më të mira.

Edhe më keq është situata për stafin infermieror, ku përgjatë vitit 2022 nga Kosova vendosën që të shkojnë drejt shteteve evropiane për të punuar mbi 630 infermierë.

Pagat e ulëta dhe kushtet jo të mira të punës vazhdojnë të jenë shkaktarët kryesorë të këtij fenomeni që po rrezikon shëndetësinë kosovare publike.

Sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, numri më i madh i mjekëve të larguar janë anestezistët, pasuar nga mjekët pediatër.

 

Advertisement