Connect with us

Kronike

‘Ikni ore, më lini rehat’, zbardhet dinamika e plagosjes së efektivit të Shqiponjave

Klered Bozhanaj plagosi me armë dy ditë më parë efektivin e “Shqiponjave Edlir Alleshi.

Pas ngjarjes ai u arratis dhe policia kishte vënë 20 mijë euro në dispozicion të qytetarëve që do të jepnin informacione.

Bozhanaj u arrestua mbrëmjen e djeshme ndërsa ditën e sotme para hetuesve ka deklaruar vetëm: Jam komandant i Pentagonit!

Sakaq, në dosjen e Prokurorisë “zbërthehet” e gjithë lëvizja e autorit të ngjarjes.

“Rreth orës 18:50 minuta, të datës 20, disa punonjës policie të Shqiponjave, mes tyre efektivi i plagosur, kanë patrulluar me motor në afërsi të një kompleksi në territorin e komisariatit nr.4. Efektivët kanë konstatuar një person duke ecur në këmbë, që sapo i ka parë, është larguar me vrap. Punonjësit e policisë i kanë bërë thirrje që të ndalonte, por personi i ka thënë; ikni ore, më lini rehat’ dhe është larguar duke mos ju bindur urdhrit të tyre. Punonjësit e policisë janë vënë në ndjekje të këtij personi, i cili sapo është futur në hyrjen e një pallati ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të policëve, mes tyre Edlir Alleshi, i cili ka marrë plagë në bark. Më pas kolegu tjetër i ka ardhur në ndihmë policit të plagosur dhe e transportuan në spital. Më pas autori është fshehur”, thuhet në dosje.

Advertisement