Politike
Ilir Beqaj e kruajti me eurot europiane, Kikia: SPAK ndërhyn pasi ka ‘vdekur’ pacienti
Gazetari Mentor Kikia komentoi në ‘Frontline’ arrestimin e Ilir Beqajt, duke theksuar se u arrestua pasi shpërdoroi fondet e Bashkimit Europian në krye të SASPAC.
‘Beqaj nuk kishte si të arrestohej për sterilizimin ishte në detyrim paraqitje. Kjo masë ndryshohet nëse ka një arsye tjetër si mosparaqitje. Sterilizimi është dëshpëruese si është hetuar. Nuk ka patur vullnet domethënës, u përjashtua nga çdo lloj përgjegjësie nga Prokuroria. Ishte Gjykata që tha duhet të merret i pandehur. Çështja për të cilën akuzohet. Dhisë kur i ha kurrizi kruhet me torbën e çobanit. Ky me tagjinë tonë kishte mbaruar punë. Këta nuk të ngopur. Kur u kruaj me paratë e taksapaguesve europianë, aty nuk mban më. E rëndësishme është mbyllja e rubinetit në kohën e duhur. SPAK ndërhyn pasi ka vdekur pacienti. Pasi është bërë gjëma. Kemi x të burgosur më shumë me paratë tona. Shqiptarët nuk duan Ilir Beqaj në burg, duan paratë. Korrupsioni luftohet me mekanizma. Do duhet të shikojmë funksionizmin e mekanizmave. Kur ne të zbulonim që këtu ka rrjedhje dhe ta zbulonim pa pritur që të vdes pacienti’, tha gazetari Kikia.