Connect with us

Kosova

Iluzioni i lirisë në “Perandorinë” e Albin Kurtit/ Analisti i njohur sulmon kryeministrin

Analisti politik Afrim Kasolli tha se fjalimi i kryeministrit Albin Kurtit në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse u karakterizua me një interpretim të “njëanshëm” të procesit historik të ndërtimit të shtetit të Kosovës, u dallua edhe me një thirrje të hapur drejtuar aktivistëve të këtij subjekti që e përfaqëson atë për depolitizimin dhe pajtimin me situatën, në vend që të angazhohet për ta ndryshuar atë me veprim.

“Kjo kërkesë artikulohet përmes mësimit stoik, sipas të cilit përfaqësuesit e kësaj shkolle “vënë re që në lashtësi se konkurrenca e vetme që duhet të kishin me veten e tyre, siç njihet nga Hegeli, me këtë rrymë filozofike” është pikërisht fryti i atij rendi politik i cili lindi pas shkatërrimit të aktualitetit të jetës politike dhe morale në kuadrin e polisit grek dhe ku, për shkak të pakënaqësisë, por edhe pamundësisë për të ndryshuar atë që është e pranishme, lindi si pasojë e shkatërrimit të botes modern, nga një individ i tjetërsuar që i kthehet vetes dhe jeton me iluzionin e lirisë. Dhe kjo qasje, meqë ra fjala, ndryshon nga traktati politik i Platonit, ku Republika është parakusht dhe medium për realizimin e drejtësisë, moralit etj. Ndërkohë, sipas kësaj shkolle, indiferenca ndaj jetës dhe asaj që është e jashtme eshte karakteristike e tyre, sepse çdo gjë merr karakter negativ dhe subjektiv në formën e një individi privat. Në këtë klimë është vetëm Perandoria në njërën anë dhe masat anonime në anën tjetër” – ka shkruar Kasolli ne nje reagim.

Advertisement