Aktualitet
Inceneratorët/ Apeli lë në burg Zv.Presidentin e FSHF-së
Apeli i Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e arrestit ne burg caktuar nga Shkalla e Parë për Arben Dervishajn, biznesmeni që mbikëqyrte punimet i inceneratorit të Fierit ndërsa akuzohet se paraqiste raporte fiktive në ministritë e linjës. Dervishaj kishte Apeluar masën duke kërkuar ndryshimi e saj, kërkesë që u rrëzua këtë të enjte në Apel.
Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi disa javë më parë hetimet në lidhje hetimet per ndertimin e inceneratorit të Fierit, dhe dërgoi në gjykatë dosjen e me 21 të pandehur, mes tyre Lefter Kokën, ish-deputetin Alqi Bllako, Arben Dervishaj etj.
Organi i akuzës specifikon skemën e abuzimit dhe veprat penale për emrat e përfshirë, mes të cilëve rezulton edhe Klodian Zoto, Arjola Kodra dhe italiani Giuseppe Ciaffaglione.