Aktualitet
Inceneratorët/ SPAK: Koka 10 vite burg, Bllako 4 vite në qeli
SPAK ka kërkuar që ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka të dënohet me 10 vite burg, i akuzuar për aferën e inceneratorit të Elbasanit për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-ministri Koka nëse gjykata do të pranonte pretencën e prokurorisë do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg. Po ashtu për Alqi Bllakon ka kërkuar 4 vite burg. Sakaq SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin dhe 7 vite për Stela Gugalljan.
Lajm në përditësim…