Aktualitet
Inceneratori/ “Buzëqeshin” Koka dhe Bllako, gjykata u ul dënimin pasi…
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Kokën dhe ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.
Kërkesa për gjykim të shkurtuar është pranuar edhe për 17 të tjerë të dyshuar si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.
Me këtë vendim të pandehurit do të përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit që do t’u caktohet.
Kujtojmë se SPAK dënimin me 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe me 4 vite burg për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako. Ndërkohë, me gjykim të shkurtuar, Kokës i ulet dënimi në 6 vite e 8 muaj, kurse Bllakos në 2 vite e 8 muaj burg.