Kronike
Inceneratori/ Firmosi dhe fitoi euro e udhëtime për ndeshje futbolli me Zoton
Gazetari Ermal Vija mëson detaje të reja nga operacioni i kryer sot nga SPAK, për çështjen e Inceneratorëve. Kështu, rezulton se biznesmeni Arben Dervishaj, një prej të arrestuarve ishte mbikqyrës i punimeve dhe ka firmosur situacione të falsifikuara sikur punimet janë kryer, në vlerën e 4 milionë eurove.
Këtë e ka bërë në bashkëpunim dhe ka fituar vlera monetare dhe udhëtime për ndeshje futbolli me Klodian Zoton. Të tjerët janë pjesë e skemës mashtruese me TVSH që pastronte para, SPAK thotë me Lefter Kokën.
Ndërkohë, dy administratorë te kompanive janë në kërkim sepse i kanë dhënë para babait të Alqi Bllakos. Në kërkim është shpallur edhe Giusepe Ciaffione.
Pesë të arrestuarit
Arben Dervishaj
Regan Merdani
Enver Sheshi
Gentian Zifla
Pesë në kërkim
Arber Denizi
Juri Ymeraj
Silvester Dreza
Arjola Kodra
Luran Dusha
Deri tani për aferën e inceneratorëve kanë rënë në pranga ish-zyrtarë të lartë si ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako. Ndaj Kokës janë 2 masa ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit. SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë eurosh për ndërtimin e 2 inceneratorëve.
Së fundi, Bllako u rikthye në qeli, pasi SPAK ka ankimuar vendimin për lirimin e tij, duke kërkuar rikthimin e tij në burg. Bllako ishte lënë në masën “arrest shtëpie” për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në lidhje me koncensionin e inceneratorit të Fierit vetëm 6 muaj pasi u burgos. Masa e sigurisë për Bllakon u ndryshua pas pretendimeve se gjendja familjare është e rënduar, ka fëmijë të mitur për t’u kujdesur dhe se hetimet për dosjen janë drejt fundit.