Connect with us

Kronike

Inceneratori/ Kush është ‘Peshku Kryebashkiak’ që nuk u arrestua

Gazetari Artan Hoxha, ka zbuluar se SPAK ka kërkuar një urdhër arresti për një kryebashkiak të lidhur me aferën e Inceneratorëve, por sipas tij nuk është firmosur nga Gjykata e Posaçe. Hoxha e ka cilësuar këtë si një dështim të SPAK, që solli edhe një shfryrje të hetimeve. Hoxha theksoi se urdhër arresti ishte për një bashki më të vogël se ajo e Tiranës.

Gazetari shton se shqiptarët vijojnë të paguajnë para për Inceneratorët pavarësisht se po zbulohen dita ditës shkelje madhor me miliona euro. Ai ka theksuar se është një zinxhirë korrupsioni në nivelet më të larta.

“Aktualisht jemi tek Fieri akoma, pra tek inceneratori i dytë. Fieri ka marrë një pagesë për vitin 2022 dhe e ka marrë brenda muajit gusht. Janë paguar 3.1 milion euro për Fierin dhe i kanë marrë paratë.”

“Që nga 2018 janë paguar 86 milion euro. Kemi dy incenerator por i treti nuk ekziston. Kemi një histori me zhurmë dhe pa një proces gjyqësor.” shtoi Hoxha.

Advertisement