Ekonomi
INSTAT: Inflacioni rritje rekord, 8.3% në tetor
Shqiptarët po përballen me shtrenjtimin më drastik të çmimeve në 25 vite duke bërë që kostot e jetesës të rriten ndjeshëm. Sipas të dhënave të INSTAT inflacioni arriti në nivelin 8.3% gjatë muajit tetor më i larti i regjistruar që pas rënies së piramidave financiare.
Ndikimin kryesor në këtë situatë e ka dhënë transporti me 16.9%.Kjo kategori është e ndikuar direkt nga rritja e karburanteve.Tashmë në tregun me pakicë një litër naftë po shitet me 232 lekë/litri.Pas karburanteve një shtrenjtim drastik kanë pësuar edhe ushqimet me 14,6 %.
Qytetarëve iu ka kushtuar më shumë vaji që u rrit me 27,4 %, pasuar nga “qumësht, djathë dhe vezë” si dhe “bukë dhe drithra”.
Sipas të dhënave të Instat gjatë muajit tetor më shumë kanë kushtuar edhe mobiljet apo mirmbajtja e shtëpisë e ndjekur nga çmimet e kafeneve dhe restorante si dhe Qiratë, uji apo, lëndët djegëse.
Që prej fillimit të konflkit Rusi-Ukrainë inflacioni në vend ka pasur një rritje të shpejtë me 4.4%.Inflacioni rezulton se është rreth trefish më i lartë se objektivi i Bankës së Shqipërisë,ndërsa parashikimet mbeten pesimiste edhe për dy muajt e mbetur të këtij viti.
Një stabilizim I rritjes së çmimeve pritet vetëm gjatë vitit të ardhshëm ndërsa kthimi në objektiv parashikohet të arrihet vetëm në mes të viti 2024.Për të stabilizuar ecurinë e çmimeve Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të vijoj rritjen e normave të interesit.