Connect with us

Kronike

“INSTITUCIONET SHTETERORE TE KURSEJNE”

Qeveria ka vendosur këtë të mërkurë që të gjitha institucionet shtetërore të kursejnë 15% të energjisë elektrike duke bërë krahësim me 1 vit më parë.

Vendimin e bëri të ditur Ministrja e Energjisë Belinda Balluku.

“Sot bëmë disa ndryshime për aktin normative për marrjen e masave për kohëzgjatjen e emergjencës për furnizimin me energjinë elektrike. E kemi thënë dhe më parë që ne duhet të bëhemi shembulli i parë se si duhet kursyer energjia.Përmes këtij projekt akti kemi vendosur një kërkesë për të gjitha institucionet shtetërore që duhet të kursejnë 15% të energjisë së konsumuar me faturën e një viti më parë. Kjo është ekuivalente në para e barasvlefshme me 3.4 miliardë lekë.

Balluku tha se për këtë për këtë do të emërohet një administrator energjetik në çdo institucion dhe nëse për 2 muaj nuk arrihet targeti, do të gjobitet me 50 mijë lekë gjobë.

Do të emërojmë administrator energjetik nga titullari i institucionit dhe do të ketë target uljen e konsumit të energjisë për ndërmarrjen që përfaqëson. Parashikohen edhe masat nëse për 2 muaj nuk arrihet targeti nga institucioni. Masa shkon deri në 50 mijë lekë gjobë për drejtuesin e institucionit, administratorin apo përgjegjësin e emëruar”

 

https://www.youtube.com/watch?v=ruGUWNhY9ac

Advertisement