Connect with us

Pinknews

Intervista për Bocellin/ Donte të dilte në pension, i thashë: Po shpërdoron talentin e Zotit

Veronica Berti Bocelli eshte 44 vjeç, menaxhere, filantrope dhe nënkryetare e Fondacionit ABF. Gjithashtu ajo eshte gruaja e kengetarit Andrea Bocelli dhe nëna e Virxhinias, e cila ka dhene nje interviste per gazeten italiane Corriere della Sera.

  • Takimi me Bocellin ku ndodhi?

“Në një festë ku nuk doja të shkoja. Më kujtohet çorganizimi: isha e mërzitur dhe ofrova ti ndihmoja. Për të më falënderuar, më thanë: ‘Tani do të të prezantojmë me Maestro-n’. U përpoqa të thoja se nuk ishte e nevojshme. Unë dhe Andrea jemi bashkë që atëherë.”

Gjëja e parë që i thatë njëri-tjetrit:

“Maestro, është nder për mua që të takoj.” Dhe ai: “Pse më drejtohesh zyrtarisht?”

Sa vjeç ishte aid he ju?

“Unë isha 21 vjeç, ai ishte 44. Dhe donte të dilte në pension…”E mbështeta Andrean në zhvillimin e tij profesional: E takova kur ai ishte tashmë një yll ndërkombëtar, por ai donte të ndërpriste punën. Ishte i lodhur, donte të dilte në pension. Dhe kështu bëri: i ndërpreu të gjitha koncertet për gjashtë muaj. ‘Tani që të kam takuar, nuk kam më nevojë për asgjë’, më tha ai në rrëfim.”

Si e ndryshoi mendjen?

“I thashë: ‘Meqenëse je besimtar, dije se po e hedh poshtë talentin që të ka dhënë Perëndia.’ I kujtova shëmbëlltyrën e talenteve: Perëndia nuk ua heq atyre që nuk e kanë, por atyre që e shpërdorojnë.”

Sot, Bocelli përfaqëson Italinë në mbarë botën.

“Italia e do atë, por ndoshta nuk e kupton se sa shumë e përfaqëson ai vendin. Nëse edhe një fëmijë kthehet dhe thotë ‘Andrea Bocelli’, ke arritur gjuhën universale të zemrës.”

 

 

 

 

 

Advertisement