Politike
Investigimi i “Rai3″/ Eksperti: Duhet të ngrihet një grup hetimi, janë akuza të forta
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka komentuar investigimin e “RAI3” dhe lidhjet e qeverisë Rama me krimin.
Softa është shprehur se çdo gjë e thënë në emision duhet të ngrihet një grup hetimi për ta zbardhur të gjithë investigimin dhe të nxjerrë të vërtetat e saj pasi publiku është i interesuar me çfarë është thënë pasi janë akuza të forta.
“Çdo gjë e thënë në emision duhet të ketë hetim he të ngrihet një grup hetimi porta zbardhur të gjithë emisionin dhe të nxjerrë të vërtetat e saj pasi publiku është i interesuar me çfarë është thënë pasi janë akuza të forta.
Akuzat lidhet me shtetin shqiptar dhe personazhe shumë të rëndësishëm, ku përmenden kryeministri, zv.kryeministri dhe Ahmetaj ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë me Ramën.
Nëse ka vend për hetim dhe investigim gazetarët duhet të kenë kurajën që të denoncojnë dhe hetojnë ku të vënë në pah problemet dhe problematikat.
Nga disa sondazhe rreziku më i madh për Shqiptarët ishte korrupsioni dhe më pas vjen krimi i organizuar dhe lidhjet e tyre me politikën.“, tha Softa për Syri tv.