Bota
LUFTA/ IRANI NDALON SULMET NDAJ FQINJEVE
Teherani ka vendosur të ndalojë sulmet ndaj vendeve fqinje dhe nuk ka ndërmend t’i pushtojë ato, tha presidenti iranian Masoud Pezeshkian, duke shtuar se Republika Islamike nuk do të dorëzohet nën presion.
Në një fjalim televiziv, Pezeshkian u kërkoi falje vendeve të rajonit dhe tha se Irani respekton sovranitetin e tyre.
Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit hyri në javën e dytë të shtunën, me pasigurinë në rritje rreth asaj se kur mund të përfundojnë armiqësitë.
Presidenti i SHBA-së,Donald Trump, kërkoi “dorëzimin pa kushte” të Teheranit, ndërsa Izraeli vazhdoi sulmet kundër objektivave në Iran dhe Liban.
Pezeshkian tha se Këshilli i Përkohshëm i Udhëheqjes së vendit kishte miratuar një vendim që nuk do të kryheshin sulme me raketa kundër shteteve rajonale, përveç nëse një sulm ndaj Iranit do të vinte nga territori i tyre.
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin tonë pa kushte
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi të shtunën se vendi i tij nuk do të dorëzohet kurrë, ndërsa ushtria iraniane vazhdon shkëmbimin e sulmeve me Izraelin dhe veprime të hakmarrjes në disa vende të Gulf.
Deklarata e Pezeshkian erdhi pak ditë pas fjalimit të Donald Trump, i cili tha se SHBA nuk do të negociojë me Teheranin pa “dorëzimin e pakushtëzuar” të tij.
Në një fjalim televiziv shtetëror, Pezeshkian tha: “Ata do t’i marrin me vete në varr ëndrrat e tyre për dorëzimin tonë pa kushte.”
Që nga vrasja e Ali Khameneit një javë më parë, një këshill udhëheqës prej tre personash mban pushtetin në vend deri në emërimin e pasardhësit. Ky këshill përfshin Pezeshkian, kreun e vijës së ashpër të gjyqësorit Gholamhossein Mohseni Ejei dhe klerikun e lartë Alireza Arafi.