Connect with us

Bota

Irani sulmon me dronë aeroportin e Dubait

Në ditën e 17-të luftës, situata në Lindjen e Mesme vijon të jetë e tensionuar. Irani nuk i ka ndaluar sulmet drejt bazave ushtarake amerikane të pozicionuara në vendet e rajonit, ndërsa së fundmi është sulmuar dhe një bazë ushtarake e vendosur në Kuvajt, ku qëndrojnë dhe ushtarë amerikanë. Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani, u shpreh se vendi i tij nuk është në luftë dhe se Italia nuk është objektivi i Iranit.

Për herë të parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar bashkëpunim me Evropën me qëllim garantimin e kalimit të sigurtë të naftës në Ngushticën e homuzit, e bllokuar nga iranianët që në ditën e nisjes së sulmeve.

Trump dhe njëherë shprehu zhgënjimin e tij për Britaninë e Madhe dhe kryeministrin Starmer, i cili refuzoi të merrte veprime konkrete kundër Iranit. Në një intervistë, Trump tha se e “Mbretëria e Bashkuar mund të konsiderohet aleati numër një, ai me historinë më të gjatë e kështu me radhë, megjithatë, kur u kërkova atyre të ndërhynin, ata refuzuan. Dhe sapo ne në thelb eliminuam aftësinë kërcënuese të Iranit, ata thanë: ‘Epo, atëherë do të dërgojmë dy anije’. Dhe unë thashë: ‘Na duhen këto anije para se të fitojmë, jo pasi të fitojmë’”.

Trump tha se NATO do të përballet me një të ardhme shumë negative nëse nuk ndihmon në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. “Nëse nuk ka përgjigje, ose nëse përgjigja është negative, mendoj se do të jetë shumë negative për të ardhmen e NATO-s“, tha ai.

Dhe njëherë tjetër, presidenti Donald Trump tha se nuk ka marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund luftës.

Lajmi në përditësim..

Pas një ndërprerje të funksionimit, fluturimet në aeroportin e Dubait kanë rinisur gradualisht. Ndërpreja erdhi pas rrëzimit të një droni iranian, i cili shkaktoi zjarr në afërsi të një depo karburanti aty pranë.

“Fluturimet për në dhe nga DXB po rifillojnë gradualisht në destinacione të zgjedhura, pas pezullimit të përkohshëm të zbatuar si masë paraprake”, tha Aeroporti i Dubait në një njoftim për shtyp.

 

Advertisement