Connect with us

Politike

Ish-banorja e Big Brother në listën e PD: Me Berishën, e bëjmë shumicën për qeverinë e re

Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother, Julia Ilirjani që tashmë është përfshirë në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike për Tiranën u shpreh e sigurt se opozita do të krijojë mazhorancën dhe qeverinë e re pas 11 majit.

Ilirjani u shpreh se takimet në terren tregojnë se njerëzit do ta refuzojnë Edi Rama, madje dhe administrata e tij.

“E fillojmë me PS që nuk e di ku e ka këtë besueshmëri te vetja që do e fitojë mandatin e katërt. Dalin ca analiste që flasin përçartë më duken të shitur e të blerë. Një analist përveç një exit-polli duhet të ketë dhe një reagim. Indikatorët që ata kanë në dorë nuk janë matje reale. Administrata punon në një zyrë të vogël 6 veta kur duhet të ishin vetëm 2.

Jam e bindur që nuk do të votojnë Ramën. Njerëzit nuk po e durojnë dot këtë diktaturë që po bëhet më e rrezikshme nga ajo e komunizmit. Këta të bëjnë të ikësh jashtë shtetit. Mendojmë që jemi demokraci dhe kontrollon vullnetin e lirë. Edhe fëmijët po dalin në mitingjet e PS. Populli do të reagojë siç duhet. PD dhe Aleatët do ta bëjnë mazhorancën në parlament. Janë matje që i bën PD dhe Aleatët, indikatorët janë dhe takimet me njerëzit. Ata nuk duan t’ia dinë nëse po dalin në kamera”, tha Ilirjani
Advertisement