Kosova
Ish-zyrtari amerikan: Kongresi i kërkoi Donald Trumpit të rifokusohet në Ballkan
Ish-zyrtari i lartë amerikan, Charles Kupchan, vlerëson se Kongresi i Shteteve të Bashkuara po përpiqet të rikthejë Ballkanin Perëndimor në fokusin e politikës së jashtme amerikane, në një moment kur rajoni përballet me mungesë stabiliteti dhe ngërç politik.
Sipas tij, përfshirja e Kosovës dhe Serbisë në dokumentin e Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të Shteteve të Bashkuara synon të ushtrojë presion konstruktiv mbi Prishtinën dhe Beogradin për të ecur përpara në dialog dhe për të kapërcyer bllokimin aktual, duke kërkuar njëkohësisht qeveri të qëndrueshme në të dyja vendet.
Ai nënvizoi se Kongresi po përpiqet të nxisë presidentin Trump dhe administratën e tij që të angazhohen më aktivisht në rajon, në një kohë kur nevojitet rifokusim serioz i SHBA-së në çështjet e sigurisë në Ballkan.
“Donald Trump do të përpiqet që ta fusë në listën e tij të arritjeve normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi. Dokumenti e nxit kryeministrin Albin Kurti që te formojë sa më shpejt qeverinë. Por gjithashtu ka shqetësime në lidhje me qasjen e Kurti. Prania e Kosovës në këtë dokument synon të nxisë Prishtinën dhe Beogradin që të ecin përpara në dialogun dypalësh dhe të tejkalojnë ngërçin. Tani Kongresi i kërkon presidentit Trump që të angazhohet në Ballkan, pasi po shohim një tërheqje dhe nevojitet që të rifokusohemi sërish në çështjet e rajonit të Ballkanit” – deklaroi Charles Kupchan
