Politike
“Isha në burg dhe u zgjodha deputet”, plas sherri, Haklaj-Merkoçit: Mercenar që paguhesh me gullash
Anëtari i grupimit të Lulzim Bashës, Azgan Haklaj dhe avokati, Fatmir Merkoçi patën një përplasje të ashpër verbale në “Studio Live”, gjatë diskutimit për situatën në të cilën ndodhet e djathta sot ne Shqipëri.
Pjesë nga debati:
Merkoçi: Berisha është kriminel e mora vesh.
Haklaj: Berisha, Meta, Rama.
Merkoçi: Kurse Luli rri në Hollandë, i del gjumi, vjen këtu, bëhet kryetar, ikën prap në Holandë. Vazhdo zotëri se nuk merr vesh nga politika, nuk i njeh lëvizjet politike.
Haklaj: Ke dalë me një votë, unë nga burgu kam fituar.
Haklaj: M’i ka dhënë Malësia e Gjakovës. T’i s’ke platformë, platforma jote një votë.
Merkoçi: Të bëri Sali Berisha, nga burgu të bëri deputet, ekzemplar je.
Haklaj: Pse Berisha më goditi pra?
Merkoçi: Gjeje ti, atëherë ishte i mirë Berisha, sot jo. Nuk je politikan, nuk bëhesh kurrë.
Haklaj: Je dështak, unë u bëra një herë, ti asnjëherë.
Haklaj: Ku është kauza e Sali Berishës? Vendosi kandidat Fredi Belerin që dhunoi simbolet kombëtare.
Merkoçi: Ti nuk e ke kritikuar kurrë, sot po e kritikon se të ka ikur karrigia.
Haklaj: Ti je mercenar i rëndomtë, paguhesh me gullash