Connect with us

Politike

“Isha te kolegët”/ Berisha: Veliaj në SPAK, si kryeinspektori i drejtësisë!

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme thirrjen në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe deklaratën e këtij të fundit, duke i qujatur prokurorët ‘kolegë’.

Gjatë fjalës në protestën poshtë banesës së tij, Berisha u shpreh ndër të tjera se ‘kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektor i drejtësisë’.

Më tej Berisha theksoi se Veliaj urdhëroi mbledhjen e Këshillit online, dhe rrethoi Bashkinë me 500 policë pasi u frikësua nga revolta e qytetarëve.

“Ju e patë se si u struk në vrimën e miut, i rrethuar me 500 policë, kryehajni i Tiranës”,- thotë Berisha ndër të tjera.

Berisha: Miqtë e mi, kur qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, mbarë kombit, pa se si u ngritën në ajër si luanë barrikadat që mbronin horrin.

Keni marrë, keni merituar bekimin e mbarë shqiptarëve.

Urimin e zemrës së mbarë shqiptarëve.

Mosbindja juaj civile, revolta juaj ishte një kryevepër në llojin e vet.

Një kryevepër e njerëzve që mbrojnë kauza të drejta.

Është fatlum ai apo ajo që i kushton veten një kauze të drejtë.

Dhe ju e patë se çfarë fuqie kishte kauza jonë sot.

Ju e patë se si u struk në vrimën e miut, i rrethuar me 500 policë, kryehajni i Tiranës.

Ju e patë mirë shpërfytyrimin e tij.

Të dashur miq, kam një lajm të mirë për ju dhe për shqiptarët.

Duke evokuar protestat e 30 viteve më parë, lajmi i mirë është ky: ju garantoj se këta qeveritarë të sotëm, të kalbur dhe krimbur në krime dhe drogë, kanë humbur çdo sens realiteti më keq se sa nomenklatura komuniste e vitit 1991.

Ju u keni kallur datën, po i lebetitni, po i lemerisni me qëndresën tuaj.

Diktaturës i keni dhënë sot goditjen më të rëndë.

I keni dhënë sot lebetinë dhe tmerrin më të madh.

Miqtë e mi, por sot ishte edhe një ditë siç u thashë, që dëshmoi kalbësirën e plotë dhe totale të narkoshtetit, të narkodrejtësisë, të narkobashkisë.

Ju e dëgjuat vetë se si Erion Veliaj u tha shqiptarëve se isha te kolegët dhe bashkëpunëtorët dhe se i përgëzoj se po punonin mirë.

Pra, kryehajduti i Tiranës shkoi te Skapi i partisë si kryeinspektori i drejtësisë.

E kuptoni ju vetë se çfarë poshtërimi i bëri ky Skapit të partisë.

Ky kryehajdut i bashkisë.

Por mos harroni se ky e shprehu haptas: isha te bashkëpunëtorët.

Nuk ka të vërtetë më të madhe, vjedhjet i kanë të përbashkëta.

Bashkëpunimi i tyre i vetëm është vjedhja, abuzimi dhe mbrojtja e krimit.

Edhe kjo është një pjesë e qenësishme e fitores tuaj sot.

Sepse sot, prapë ju hapët sytë edhe shqiptarëve më skeptikë se kush është Erion Veliaj dhe ç’është Skapi i partisë.

Advertisement