Connect with us

Aktualitet

Ishulli Sazan/ Apartamente nga 1400 $ nata, Ivanka Donald Trump konfirmon investimin luksoz.

Nga Kreshnik Spahiu

E FUNDIT: Ishulli Sazan, Apartamente nga 1400 $ nata, Ivanka Donald Trump konfirmon investimin luksoz.
Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump ka treguar detaje lidhur me projektin e bërë publik pak kohë më parë nga bashkëshorti i saj Jared Kushner për ndërtimin e një kompleksi vilash luksoze në ishullin e Sazanit.
Gjatë një interviste në podkastin e Lex Friedman, të cituar nga “The Express Tribune”, Ivanka Trump thotë se në ishullin prej 1400 hektarësh në Mesdhe “do të sjellin arkitektët më të mirë dhe markat më të mira”.
Trump shprehet se ky projekt drejtohet nga marka super luksoze “Aman” dhe do të shërbehet ushqim nga menyja më e famshme botërore, Carbone, pjesë e Major Food Group, e cila është e njohur për klientelën e saj të famshme.
Marka Aman, e cila krenohet me mbi 30 prona në 20 vende, frekuentohet nga të famshëm si Bill Gates, Mark Zuckerberg, Kardashians, Angelina Jolie, David Beckham, George dhe Amal Clooney dhe Tom Hanks. Dhomat në resortet “Aman” zakonisht kushtojnë rreth 1.400 dollarë për natë, me vila me çmim 500.000 dollarë.
Pak muaj më parë qeveria shqiptare konfirmoi projektin për transformimin e ishullit të Sazanit nga dhëndri i ish-presidentit Trump, Jared Kushner, një sipërmarrës i suksesshëm në disa vende.
Advertisement