Connect with us

Kronike

Itali/ Shqiptari vidhet dhe plagoset nga dy tranvestitë

Një shqiptar është vjedhur dhe plagosur nga dy  peruanë në Rimini. Ishte ora 3.30 kur shqiptari kuptoi se ishte grabitur. 2 peruanët tranvestitë të moshave 48 dhe 34 vjeç, hynë brenda makinës dhe arritën t’i rrëmbenin portofolin shqiptarit, i cili ishte duke fjetur.

Brenda në portofol ishte një sasi e madhe parash, 510 euro, të cilat burri u përpoq t’i rikuperonte. Ai ka dalë nga makina dhe pasi ka kërkuar ndihmën e një kushëriri, i cili ka mbërritur në vend për pak minuta, ka nisur të ndjekë dy peruanët. Një nga peruanët, sapo pa që shqiptari po i afrohej, rrëmbeu një shishe qelqi nga toka dhe e theu duke e goditur të grabiturin në dorën e djathtë. Pavarësisht plagës, shqiptari dhe kushëriri i tij u përpoqën t’i bllokonin.

Ndërkohë disa kalimtarë të tërhequr nga britmat kanë lajmëruar policinë. Kur oficerët e policisë mbërritën në bregdet, dy peruanët po përpiqeshin të fshiheshin në disa shkurre. Më pas policia arriti që t’i gjente dhe t’i arrestonte ata, ndërkohë që lekët i janë kthyer dy shqiptarëve.

Advertisement