Connect with us

Kronike

Italia kryeson investimet në Shqipëri

Italia kryeson investitori I huaj kryesor në shqipëri për gjysmën e parë të këtij viti.

Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë rezulton se për 6-mujorin e parë invesitmet italliane arritën në vlerën e 75 milionë euro, një rritje me 13% krahasuar me 6 mujorin e parë të vitit të kaluar.

Kryesisht këto investime janë përqëndruar në tremujorin e dytë të vitit, ku flukset arritën në vlerën 45 milionë euro, një rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkaq edhe Holanda ngelet një ndër investitorët kryesorë në shqipëri, por me një rënië në krahësim me vitin e kaluar.

Nga të dhënat e bankës së shqipërisë, këto investime për 6 muajt e parë të këtij viti arritën në vlerën e 70 milionë eurove një rënie me 34% nga viti I kaluar.

Ndërkohë për të dytin vit radhazi statistikat tregojnë se edhe investimet gjermane kanë një rritje të ndjeshme, ku për 6, mujorin e parë të këtij viti arritën në vlerat e 59 milionë euro një rritje me 21% krahësuar me një vit më parë.

Renditja e investitorëve të huaj për 6-mujorin vijon me Austrinë, me 33 milionë euro investimeve të reja, Kosovën, me 29 milionë euro dhe SHBA, me 27 milionë euro.

Ndërsa rënia më e ndjeshmë ka ardhur nga investimet turke, ku për 6 muajt e parë të vitit arriti në vlerën e 59 milionë eurove.

 

https://www.youtube.com/watch?v=W9KVAJE-Sto

Advertisement