Aktualitet
Iu gjetën doza kanabisi gjatë kontrollit fizik, e pësojnë dy persona në Elbasan
ELBASAN- Dy persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se I.Ç 38 vjeç dhe R.A 31 vjeç, iu gjetën gjatë kontrollit fizik doza kanabisi.
Lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa me rastin do të merret Prokuroria Elbasan.
Njoftimi i Policisë:
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit I. Ç.,38 vjeç dhe R. A., 31 vjeç, pasi gjatë kontrolli fizik, iu gjetën dhe sekuestruan sasi të vogla të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.