Connect with us

Bota

Izraeli arreston 230 anëtarë të Hamasit, mediat: Mes tyre dy eksponentë kryesore të terroristëve

Ushtria izraelite ka arrestuar mbi 230 operativë të Hamasit në disa zona të Bregut Perëndimor që nga fillimi i operacionit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat izraelite. Në mesin e të arrestuarve, shton Jerusalem Post, ka edhe dy eksponentë kryesorë të organizatës terroriste, Sheikh Adnan Asfour dhe Ahmed Aëad, të kapur në Nablus.

IZRAEL- Mijëra palestinezë iu drejtuan jugut një ditë pasi ushtria izraelite paralajmëroi për një sulm të fuqishëm në veri të Gazës. Para urdhrit të evakuimit, më shumë se 400,000 palestinezë ishin zhvendosur brenda vendit për shkak të luftës. Izraelitët nisën një bastisjen Gaza dhe deri më tani raportohet për rreth 2000 të vrarë, qëllimi i tyre është të eliminojnë terroristët dhe bazat e tyre në këtë zonë. Ushtria izraelite raporton se ka indicie për gjetjen e 120 izraelitëve të marrë peng nga militantët e Hamasit. Po ashtu janë bombarduar pozicionet e Hezbollahut në Liban . Arabia Saudite dhe Kuvajti “kategorikisht” refuzojnë të evakuojnë civilët. Ndërkohë mediat e huaja raportojnë se SHBA avionët luftarakë amerikanë F-15 kanë mbërritur në Lindjen e Mesme, si pjesë e përpjekjeve të SHBA për të “forcuar pozicionin e saj dhe për të përmirësuar operacionet ajrore në të gjithë rajonin pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit”.

Në përditësim…

 

Advertisement