Connect with us

Aktualitet

“Jam duke pirë drogë, hallall ta boft zoti…”/ Zbardhen audio-përgjime të tjera nga shitja e drogës në Tiranë! Si bëheshin pazaret për kokainën

Zbardhet dosja e prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për të arrestuarit e operacionit “Tempulli”, të cilët shisnin kokainë në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

Në dosjen me përgjimet e zbardhura nga shit-blerja e kokainës, persona të autorizuar nga prokuroria gjenin lehtësisht kokainë, kryesisht në orët e darkës.

Njëri nga të arrestuarit, Andi Alldervishi ka shitur doza me kokainë, rasti i cili është dokumentuar me video dhe audio.

Më datë 13 nëntor 2023, rreth orës 22:25, në rrufën interurbane Tiranë-Elbasan, i ka shitur kokainë personit të autorizuar nga prokuroria, i koduar me emrin “Eri”. Madje në audio përgjimet, bëhen edhe pazare sesa do të shitej kokaina.

(A Eri, B, Andi Alldervishi)

B-A u lodhe?

A-Ça jeni tu bo?

B-Ja tu pi drog.

A-Hallall ia u boftë Zoti! ca bëhet? Ca na e bëre? Ca e bëre?

B-Pesëdhjetëshe e ke.

A-Okej.Urdho,ika lal hajde rrofsh natën.

Në datën 6 dhjetor 2023, rreth orës 23:40, në Bërzhite në Tiranë, personi i koduar si “Visi”, blen 0.4 gram kokainë nga 25 vjeçari Alldervishi.

(A Visi, B, Andi Alldervishi)

B-Ca ben si të kam a je mir ca bëhet?

A-Mir m… ca bëhet?

B-Ça ke bërë

A-Si je? Mbaroj punë këtu jemi

B-Po ça ke nonji

A-Po m.

B-Të afërmin tënd

A-Po m, nanji gjysmë ore do rri aty sa…

B- I ke …..(Nuk kuptohet).

A-32 kam

B-Është 35, radhën tjetër…o vlla kjo është shit me (nuk kuptohet)

A-E di unë

A-….(Nuk kuptohet) m thuj.

B-Është tridhjetë e pesë.

A-Jo jo o …. (Nuk kuptohet) radhën tjetër …. (Nuk kuptohet).

B-Tridhjetë e dy e ke sot po problemi është që herën tjetër mos me merr më ne telefon

A-(Nuk kuptohet) jo o vlla …

B-Hajt për…..(Nuk kuptohet). Un po 1 pash aty tridhjetë e pesë (Nuk kuptohet) nga vetja

A-Po jo të bësh ti për mu janë …..Nuk kuptohet) këto.

B- Kam vën për njërin njizet e pesë e s’mi ka dhën akoma

A-Mos ja ** robt

B-Zero katër pik nji. (Nuk kuptohet). Ta merrje zero treshe, 30 mijë lekë

Sipas dosjes së prokurorisë siguruar nga TCH, personat e përfshirë me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kokainë, heroinë dhe kanabis në Tiranë, bashkëpunonin me njëri tjetrën, kryesisht me metoda të ngjashme.

Për shitjen e kokainës, ata e siguronin nga lidhjet e tyre shoqërore, e ndanin në doza dhe e mbanin të fshehur brenda banesës së tyre. Dyshohet se bëhet fjalë për sasi të konsiderueshme, të cilën në shumë raste e shisnin edhe në doza të mëdha, në varësi të kërkesave.

Drogën e shisnin duke komunikuar fizikisht me porositësit ose përmes telefonit celular. Vendet e takimit janë të ndryshme . Në afërsi të banesave të tyre, ose shkojnë te vendi ku ndodhet blerësi, duke përdorur automjete të tyre, ose të marra me qira. Ata mbanin kontakte me anë të telefonit me ‘klientët’ e tyre, madje u përgjigjen edhe personave të panjohur, të cilët u prezantohen me anë lidhjeve të përbashkëta shoqërore.

Top Channel

Advertisement