Connect with us

Politike

‘Jam me kokën ulur para demokratëve’, reagon Tabaku pas humbjes së PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të rezultateve për zgjedhjet lokale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tabaku ka shkruar se nuk u arrit të jepej një alternativë përbashkuese për PD-në. Sakaq shkruan se është me kokën e ulur para demokratëve, teksa bën thirrje për ringritje të PD-së. PD duhet të pranojë gabimet dhe jo për të mohojë faktet, thotë ajo.

Postimi i plotë:

Sot, jam me kokën ulur para demokratëve, votuesve të djathtë e kujtdo. Nuk arritëm dot të japim një alternativë përbashkuese për PD, që pavarësisht kësaj sherrnajës që kush bën çfarë i morrëm për të mirëqenë se njerëzit do votojnë logon apo mitin me sy mbyllur.

 

 

Nuk mund të jetë zgjidhje dhe as alternativë mllefi! Nuk mund të jetë zgjidhje dhe alternativë përleshja e pakuptimtë që ka ndarë demokratët. Nuk mund të jetë zgjidhje apo alternativë izolimi i vazhdueshëm dhe fshehja pas alibive që nuk na bëjnë fitues por na zvogëlojnë përditë.

Në çdo kuti votimi nga Vermoshi në Konispol, mesazhi i shqiptarëve dhe demokratëve është i qartë; Ne duhet të pranojmë gabimet tona duke e përdorur krenarinë tonë për të ndërtuar një PD ndryshe dhe jo për të mohuar faktet!

Askush nuk mund te mohojë problemet me zgjedhjet si krimi, korruptimi, blerja e votës, presionet. Por ndryshe nga çdo herë tjetër duhet të bëjmë së pari një vështrim nga vetja!

Koha dhe humbjet e njepasnjëshme kanë treguar që denoncimet pa reflektim janë kthyer në bumerang elektoral. Prandaj A-ja është bashkimi me një analizë se përse mbjellja e urrejtjes mes demokrateve nuk mbjell dot shpresën tek shqiptarët po dëshpërimin! PD duhet të ringrihet nga hiri dhe duhet të jetë alternativë për shqiptarët.

Nuk mund të jemi bojkoti i shqiptarëve kur mund të jemi lehtësisht alternativa e një shumice!

Advertisement