Connect with us

Politike

“Je copa e idiotes”, Evi Kokalari shpërthen ndaj Adriana Kalasë

Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj kryetares së Gjykatës së PD-së së Berishës, Adriana Kalaja, e cila e akuzon si të shitur tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Kokalarit, nuk ka turp më të madh që Kalaja është në PD, pasi kujtojmë se ajo në vitin 2013 ka qenë kundër Berishë dhe në mbështetje të PS-së, po ashtu edhe në vitin 2017 ka qenë me tjetër parti dhe kundër PD-së, më pas u shfaq si aktiviste e shoqërisë civile dhe më pas kaloi menjëherë në PD duke e shpërblyer Berisha me post në parti.

“Adriana Kalaja, ti je copa e idiotes mi grua. Aman se nuk ka më turp që ti je në PD.

Ty të ka blerë Ilir Meta kokë dhe këmbë dhe meqë ra fjala për mua mos fol më sepse vulgarizmi yt më ofendon përtej çdo mase normale.

PD do pastrohet nga llumi ordiner si ty. Së shpejti më beso. Shko lypi ndonjë lekë a vend pune Metës. Llum”, thuhet në komentin e Kokalarit.

Advertisement