Connect with us

Politike

“Je gënjeshtar, mbushët kutitë në fshatra”, Curri debat me Kalajën: Sa kam kaluar si ti…

Votimi për primaret e Partisë Demokratike ishte pjesë e diskutimit. Sipas analistit Arjan Curri motoja ishte ‘mbush kutitë ose largohu’, por kjo u kundërshtua ashpër nga fituesit e primareve të cilët ishin në panel.

Pjesë nga debati në studio:

Analisti Arjan Curri: Keni mbushur kutitë në fshatra o zotëri. Këtu keni mbushur kutitë, parimi mbush kutitë ose largohu

Lisandër Hoxha, fitues në primare të PD: Lexoje mirë. Po të marr Tiranën, Kamza ka më shumë demokratë sesa njësia 4 në Tiranë

Curri: Një profesor nuk mbështetet në qytetin e vet më vjen të dyshoj. Edhe në Tiranë është bërë loja nga zona në zonë. Profeti nuk është nderuar në vendin e vet

Hoxha: Njeriu që kandidon në qark, do marrë vota kudo. Më të votuarit kanë marrë votat në qytetin ku aderon

Aulon Kalaja: Je i painformuar o Curri, ke ardhur pa përgatitur. The gënjeshtër

Curri: Gënjeshtar ti

Kalaja: Mos më thuaj gënjeshtar se kam kaluar si puna jote

Curri: Po ti nuk ke filluar akoma

Kalaja: Nuk po më le të flas. Nuk po më le të sqaroj. A do themi barsoleta tani?

Advertisement