Connect with us

Politike

Jemi mjerimi i Europës/ Strazimiri ironi me komisioneren e BE: Kos nuk përfshihet tek ‘produktet e shportës’

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka publikuar në rrjetin social, Facebook, disa shifra që tregojnë sipas tij, mjerimin e shqiptarëve nën pushtetin e rilindjes.

Strazimiri thotë se një në pesë familje merr borxh për të jetuar, pra, fjala është për ushimin e përditshëm, edhe atë që sigurojnë e kanë fjalën për ushqimet e shportë. Dhe kjo kategori përbën rreth 20% të popullsisë, kur në vendet e BE kjo shifër është vetën 2%.

Përmes postimit, Strazimir, ironizon edhe deklaratat qesharake të Ramës se, ne do martohemi, duam të martohemi me Europën, por ndërkohe shqiptarët i ka zhytur në mjerim dhe i largon çdo ditë e më shumë nga standardi europian me keqqeverisjen dhe korrupsionin e pushtetit të tij.

Postimi i Plotë:

“Një në pesë familje” (që pranojnë ta deklarojnë) përbëjnë 20 %!

“Merr borxh për të jetuar”, e ka fjalën për ushqimin… dmth për bukën si artikull, në kuptimin e parë të fjalës…

Ky quhet “MJERIM”, dmth, është NËN KUFIRIN E VARFËRISË!

Në Evropë kjo shifër është nën 2%!

“NË” dhe “PRANË” kufirit të varfërisë, janë ato familje që mbi 40% të të ardhuarve i shpenzojnë vetëm për ushqim!!

Në Evropë kjo shifër është diku tek 18%.

“USHQIM” janë produktet e shportës, të cilat përmbajnë një minimum proteinik.

Këtë quajnë ushqim mbi 80% e shqiptarëve!!!

Në Evropë “USHQIM” është sasia e plotë proteinike që i duhet një individi për të jetuar shëndetshëm.

Kaq “afër” BE jemi, për shkak të këtyre “reformave” që ka 12 vjet që përjetojmë, e që na paskan “afruar” me Evropën sipas Komisioneres, shoqes KOS…

Meqë ra llafi, KOSI nuk përfshihet tek “produktet e shportës”…

KAQ!

Advertisement